E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

Zgjedhjet në PD/Boiken Abazi: Rama ia doli, hoqi vëmendjen nga krimi elektoral 

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, me anë të një statusi në Facebook është shprehur se përfituesi më i madh në zgjedhje ka qenë kryeministri Rama. Ai thotë me tone ironike se fituesi më i madh i zgjedhjeve të brendshme në PD është Edi Rama, për shkak se hoqi gjithë vëmendjen nga krimi elektoral, për zgjedhjet e 25 prillit.

Statusi

Zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike, të mbajtura pikërisht në këtë kohë kur ende nuk është trajtuar krimi elektoral në zgjedhjet e 25 prillit, kanë si fituesin më të madh Partinë Socialiste. Këto zgjedhje, me ndihmën e mediave të kontrolluara nga Rama, hoqën gjithë vëmendjen nga krimi elektoral.

Në vend që diskursi publik të kishte në epiqendër trajtimin e fakteve si ato që tregojnë pamjet filmike të bëra publike ku një numërues kryen krim elektoral të kapur nga kamerat e KQZ-së gjatë procesit të numërimit, dhe më tej duket se komunikon me telefon me Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, në vend që t’i kërkohet llogari ministrit mbi lidhjen dhe komunikimin me këtë person që kryen krimin, në vend që t’i kërkohet ministrit transparencë për rastin, distancim dhe denoncim të rastit pranë organeve të drejtësisë, diskursin publik mediatik e kanë degdisur te mënyra se si propozohet të zgjidhen shefat e seksionit brenda PD-së nga kandidatët për kryetar partie. Pa dyshim, Rama është i vetmi fitues i madh i zgjedhjeve të brendshme në PD të mbajtura në këtë kohë.

Lexo edhe :   Iran/ Nesër gjedhjet presidenciale, vendimtare për marrëdhënien me perëndimin
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...