E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Zgjedhjet në PD/ Basha: T’i japim një përgjigje të qartë regjimit Rama-Doshi

Për kryetarin në detyrë të Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, më 13 qershor demokratët duhet t’i japin një përgjigje të qartë regjimit Rama-Doshi, se ata nuk dorëzohen.

Basha shprehet se Partia Demokratike do ta largojë pakicën që ka ndaluar përkohësisht ndryshimin, që duan dhe meritojnë shqiptarët.

”Në 13 qershor demokratët do t’i japin një përgjigje të qartë regjimit Rama-Doshi: Ne nuk dorëzohemi. Ne nuk heqim dorë nga demokracia. Ne nuk heqim dorë nga Shqipëria. Ne do ta largojmë pakicën që ka ndaluar përkohësisht ndryshimin, që duan dhe meritojnë shqiptarët”, shkruan Basha në rrjetin social, Facebook.

Më 13 qershor do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike. Për postin e kryetarit kandidojnë Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edith Harxhi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...