E shtunë, 25 Shtator, 2021
8.5 C
Tirana

Zgjedhjet në Kosovë/ Krasniqi: Haradinaj u nxitua kur dha dorëheqjen

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, në një intervistë të zhvilluar së fundmi është shprehur se, Ramush Haradinaj është nxituar kur ka dhënë dorëheqjen.

Unë mendoj që është një ngutje e kryeministrit Haradinaj, tani në detyrë. Duhet të bëhet një dallim mes qeverisë së shkarkuar me mocion dhe një qeverie në dorëheqje.

Sipas përvojës që e kemi pasur, ndoshta vetë nga Ramush Haradinaj, kur ka shkuar në Tribunalin e Hagës, pati dhënë dorëheqje, që ishte e arsyeshme. E menjëherë pas saj vendi nuk ka shkuar në zgjedhje”, deklaroi ai për T7.

Më tej, Krasniqi u shpreh se qeveria këtë radhë nuk i ka numrat në Kuvend që ta mbajë pushtetin, duke nënvizuar se nuk preferon që vendi të shkojë në zgjedhje.

Dorëheqja e kryeministrit zakonisht nuk e dërgon vendin në zgjedhje, po kësaj radhe për shkak të numrave të ngushtë, realisht dorëheqja e kryeministrit e ka shkaktuar këtë shkuarjen në zgjedhje. Nëse do të ishin numrat për një kandidat tjetër qoftë nga AAK-ja apo PDK-ja ose Nisma, që të ishte një kandidat tjetër e vendi të mos shkojë në zgjedhje, për mua do të ishte normale”, tha Krasniqi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Kurti: Vuçiç ka inat dhe vrer, s’i kontribuon qetësimit të situatës

Në rritje kërkesat për azil, arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë filluar rritjen graduale pas lehtësimit të kritereve të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian, por sërish ato mbeten...

Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës. Cilat janë porositë e radhës?

Kryedemokrati Basha do të takojë sot në orën 16:00, ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim. Pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha...

La hotelin luksoz, Lionel Messi paguan shumën e majme për vilën

Ylli argjentinas Lionel Messi, ka arritur që të gjejë një shtëpi në Paris. Sipas asaj që raporton “RMC Sports”, Messi deri tani ka jetuar...

“Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë

Nga: Mentor Kikia Njëri që u quajtka Kozak, qenka shpallur mbreti i Instagramit dhe Tik-Tokut. Por një tjetër që u quajtka Fabio, mesa duket pretendent...

“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...