E hënë, 18 Janar, 2021
7 C
Tirana

Zgjedhjet në Kosovë/ Isa Mustafa: Nuk përjashtohet qeverisja me Albin Kurtin

Kryetari i Partisë Lidhja Demokratike e Kosovës Isa Mustafa deklaroi se nuk e përjashton mundësinë e një qeverisje me Vetëvendosjen, madje dhe me Albin Kurtin si kryeministër.

I ftuar në “Çim Peka Live”, Mustafa ka thënë se bashkëqeverisjen me VV e mendon si një çështje të bashkëpunimit në fusha që janë elementare dhe shumë të rëndësishme për Kosovën.

Sa i përket çështjes së presidentit, ai tha se ajo është diskutuar dhe është përpjekur të gjendet gjuha e përbashkët.

Isa Mustafa: “Ka njerëz që mendojnë se një qeverisje me VV është e mundshme. Një qeverisje me VV nuk është e pamundur. Ne do dëshironim ta kishim kryeministrin, por mbetemi të hapur që nesër të flasim edhe me Vetëvendosjen dhe subjekte të tjera. Do doja që qeverisja LDK-VV të vazhdonte, por jemi larg besimit reciprok. Ne si LDK kemi gabuar kur kemi vendosur vija të kuqe për subjektet e tjera, pasi nuk e kemi situatën si në Tiranë ku janë dy parti të mëdha.

Bashkëqeverisjen e mendojmë si një çështje të bashkëpunimit në fusha që i mendojmë se janë elementare dhe shumë të rëndësishme për Kosovën. Por nuk e kemi diskutuar me VV. Ka pasur këmbëngulje nga zoti Haradinaj që të jetë kandidat dhe që ta përkrahim, Tani për tani e përjashtoj si mundësi që të jem si kandidat si president për shkak të gjendjes sime. Ne si LDK kemi kuadro që mund ta bëjnë këtë punë me përgjegjësi të plotë,”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...