Zgjedhjet/ Meta paralajmëron: Të bëjë kujdes çdo zyrtar që shkel ligjin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i qëndroi sërish premtimit të tij për të ruajtur votat e shqiptarëve më 25 prill.

Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, ai paralajmëroi sot çdo zyrtar që përfshihet në veprimtari antiligjore me qëllim deformimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Ilir Meta: “Në 25 prill është një ditë e madhe në historinë e vendit ku Presidenti ka vetëm një votë si çdo qytetar. Vota është kundër oligarkisë. Por të mos harrojnë që ka edhe 26 prill për të gjithë këta që firmosin kështu fshehurazi, se kush ka kartelë mjekësore do kërkojë rrethana lehtësuese pastaj…paralajmëroj sot çdo zyrtar, të ketë kujdes në respektimin e ligjit dhe Kushtetutës. Nuk mund të degradojë më demokracia jonë dhe shteti ynë në këtë situatë”.

I pyetur nëse do dalë më Presidenti në shesh sin ë 2 mars, Meta u përgjigj se mund të detyrohet që tq dalë edhe në rrugë.

Ilir Meta: “Ilir Meta nuk vuan të dalë nëpër sheshe, mund të detyrohem të dal më shumë në rrugë, në bulevard se shkoj tek kushëriri im në Maliq në Korçë të pi një gotë raki, pas dy ditësh atij i shkon policia natën për konrtroll. Jo po se ti ke një cun në Amerikë, jo ai ka bërë një video me armë. Unë po shkova në Maliq nuk i shkoj më atij në shtëpi se i shkon policia. Vajtëm edhe në Durrës ne, respektuam kushtet e masave anticovid ikëm ne u mor kryetari i shoqatës i vunë gjobë 50 mln lekë. Do shpëtojmë popullin nga gjobitjet, do dal me qytetarët në rrugë. Për cfarë? Për të kërkuar votën”.