Edhe pse vendi ndodhet në heshtje zgjedhore, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vijon me deklaratat e tij të njëpasnjëshme.
Meta ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve do të hetohen jo vetëm krimet zgjedhore, por edhe ata që nuk i kanë hetuar këto krime zgjedhore apo policore.
Sipas tij, dita e nesërme do të jetë Festa e Demokracisë.
”Të dashur qytetarë, Pas zgjedhjeve nuk do të hetohen vetëm të tëra krimet zgjedhore por në veçanti do të hetohet mos-hetimi i krimeve zgjedhore dhe policore para datës së zgjedhjeve. Asnjë sekondë për të humbur për dekurajimin dhe parandalimin e krimeve të reja. Nesër do të jetë Festa e Demokracisë!’’, shkruan Meta në rrjetin social, Facebook.