Zgjedhjet e 25 Prillit, Urszula Gacen: Njerëzit tanë janë ekspertë

Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve OSBE-ODIHR ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarë të mediave në Shqipëri.

Duke prekur disa cështje në fjalën e saj Kryesuesja e Misionit Urszula Gacek, ka njoftuar se ne do të hartojmë tre raporte të detajuara ne lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Duke u hasur me pyetjet shqetësuese të ngritur nga gazetarët në lidhje me procesin e zgjedhjeve, që natyrisht e njohin më mirë situatën në Shqipëri, Ambasdorja ka vënë në dukje faktin se ne kemi njerëz që janë ekspertë të kësaj fushe.

’Do të trajtojmë çështjen e zgjedhjeve, sikur e dini do të jenë më 25 prill. Do të jemi një skuadër ekspertësh ndërkombëtare që do të merremi me të gjitha problematikat e zgjedhjeve.
Së bashku me ekspertët e skuadrës, shpresojmë të dalim edhe nga Tirana. Do të shohim çndodh në gjithë Shqipërinë, pasi dhe kushtet e pandemisë nuk na lejojnë të veprojmë siç duam.
Ky është prezantimi ynë, dhe pse jemi vendosur këtu.

Jemi me ftesë të autoriteteve shqiptare. Jemi të ftuar nga Shqipëria. Të gjitha, OSBE është e përkushtuar për këto zgjedhje dhe shpreson për zgjedhje të lira e transparente.
OSBE duhet të lejtohet t’i vëzhgojë këto zgjedhje, edhe Shqipëria është pjesë e OSBE.
Çfarë do të bëjmë ne?

Jemi këtu për të vlerësuar si do të shkojnë zgjedhjet. Do të shohim sa do të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Ka pasur Reforma, do të kemi shumë gjëra për të parë. Edhe për votuesit do të ketë sfida të reja. Do të shohin shumë aspekte. Do të shohim sa do të jetë në gjendje Shqipëria t’i mbajë. Të gjitha standardet që do të aplikohen në Shqipëri, do të shihen dhe me vendet e tjera. Si një skuadër ndërkombëtare, jemi të paanshëm në mënyrë strikte.

Kemi përfaqësues nga Polonia, Britania, Italia, Estonia, Bosnja, Armenia, Taxhikistani. Jemi këtu shumë kohë para zgjedhjeve, kemi vëzhguar situatën.

Patjetër që vëzhgimi i zgjedhjeve do të jetë edhe më i gjerë. Do të shohim, se si zhvillohet fushata por edhe shumë elementë të tjerë.

Do të kemi vëzhgues nga media. Ditën e zgjedhjeve, jemi këtu si vëzhgues, nuk jemi për ët ndërhyrë në zgjedhje. Thjesht jemi si vëzhgues. Nuk jemi të interesuar për rezultatin politik. Jemi të interesuar si do të shkojë procesi, a do të jetë transparent, standardet ndërkombëtare, në krahasim dhe me vendet e tjera. Që ta bëjmë punën siç duhet. Do të flasim me shumë nejrëz këtu.

Do të qëndrojmë në vendin 17 maj, në mënyrë që të mbikqyrim gjithçka në lidhje me këto zgjedhje. Ka disa procedura. Do të ketë dhe një raport përfundimtar, ku përveç konkluziconeve do të ketë dhe rekomandimet tona.
Kjo ishte një përmbledhje pse ndodhemi këtu, çfarë do të bëjmë. ‘’- tha Urszula Gacek.