Zgjedhjet e 25 prillit, Gjiknuri: Ne jemi më të mirët

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka komentuar 8 vitet e punës së qeverisë Rama.

Në një intervistë për Abc News, Gjiknuri tha se qeveria ka gabime dhe mosrealizime, megjithatë ka bërë një punë të madhe në shumë qytete dhe për këtë meriton një mandat të tretë.

Gjiknuri tregoi se këtë vit, kryesisht në zonat bregdetare i është dhënë zgjidhje edhe çështjes së pronave. Sipas tij, përpos tyre qytetarët nuk kanë zgjedhje tjetër.

Damian Gjiknuri: “Mandati i dytë ka qenë i shoqëruar me gjëra të papritura si fatkeqësia natyrore tërmeti dhe pandemia ku në shumë vende qeveria mund të gjunjëzohej qeveria Rama e ka përballuar dhe pse mund të kishte dhe më mirë. Qeverisja ka gabime dhe mosrealizimi. Gjithashtu regjistrimi i pronave në bregdet mund të ishte një çështje më e shpejt, bashkimi i kadastrës me ligjin e ri të legalizimit që ka qenë me vonesë dhe pse mund të ishin realizuar më shpejt dhe më mirë.

Lejet e privatizimit kanë filluar të japë siguri. Ka nisur shpërndarja në zonat bregdetare. A ka probleme? Sigurisht, por e rëndësishme është që do zgjidhet pjesa më e madhe, rreth 70%. Kështu që unë besoj se do të ketë sukses. Vlora kishte projekte vetëm në letër, por me marrjen e qeverisë nga ana jonë Vlora mori përqendrim të madh. Ka pasur investime të mëdha, duke mbuluar harresën. Ne jemi zgjedhja më e mirë. Ke interes për të votuar ti si qytetar që jeton në Itali? Regjistrohu dhe voto! Ne nuk i themi hajde me patjetër që të votoni.”