Zgjedhjet e 25 prillit/ Basha: Shqipëria meriton të kthehet në rrugën e duhur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Sipas Bashës, Shqipëria meriton të kthehet në rrugën e duhur dhe të fitojë. Lideri demokrat shprehet se më 25 prill, kryeministri Edi Rama humb dhe Shqipëria fiton.

”Në 25 prill, Shqipëria meriton të kthehet në rrugën e duhur, meriton të fitojë. Më 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton’’, shkruan Basha në rrjetin social, Facebook.