E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Zgjedhjet e 25 prillit/ Anëtari i KAS: E vështirë që rezultati të ndryshojë

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, u fituan nga Partia Socialiste e cila siguroi 74 mandate dhe do të vijojë drejtimin e vendit në mandatin e tretë.

Por, opozita nuk e ka pranuar humbjen duke i cilësur zgjedhjet si të manipuluara. Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike kanë dërguar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve ankimime për rezultatin e zgjedhjeve në 9 qarqe.

I ftuar në emisionin ”Top Ralk”, anëtari i KAS, Ledo Braho deklaroi se si po vazhdon procesi i verifikimit të ankimimeve.

Ai u shpreh se përveç qarkut të Beratit dhe të Durrësit, në qarqet e tjera kërkohet pavlefshmëri totale e zgjedhjeve, gjë që duket shumë e vështirë për t’u verifikuar.

Ledio Braho: ”Janë bërë ankesa për 10 qarqe, nga PD, LSI dhe 3 ankimime nga kandidatë të pavarur, që mbështeten nga Lëvizja Vetëvendosje. Kryesisht, opozita kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve në 9 qarqe. Aty flitet për shkelje të rënda të ligjit, jo vetëm shkelje të kodit zgjedhor. Nëse gjendet qoftë një fletë votimi e manipuluar, do të vërtetohen personat përgjegjës. Gjithsesi, një fletë votimi, nuk e bën të gjithë procesin të pavlefshëm.

Ajo që mund të dalë nga hetimi administrativ, nëse del që një qendër votimi është krejtësisht e manipuluar, ndryshon rezultatin. Duke iu referuar të gjitha ankimimeve, përveç qarkut të Beratit dhe të Durrësit, të gjitha ankimimet e tjera, pretendojnë vetëm për pavlefshmëri totale të zgjedhjeve. Është e vështirë për t’u provuar dhe do të varet dhe nga mënyra si do të kryhet hetimi nga KAS, nëse do të pranohen prova të tjera.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...