E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

Zgjedhjet e 25 prillit/ Alizoti: E gjithë shtresa në nevojë u ble nga PS-ja

Deputeti i Zgjedhur i Partisë Demorkatike, Tomor Alizoti ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

I ftuar në emisionin ”Kjo Javë” në ”News 24”, Alizoti i cili ishte dhe drejtuesi politik për qarkun e Beratit, tha se e gjitha shtesa në nevojë, është blerë nga Partia Socialiste. Sipas tij, kjo ishte e pamundur të ndalej, pasi kishin vënë në dispozicion aparaturat e shtetit.

Ndër të tjera, Alizoti rikujtoi rastin e kapjes së furgonin me ndihma ushqimore në Berat, e cila u kap nga ai dhe anëtarët e PD, teksa shtoi se e njëjta skemë është përdorur në të gjithë vendin.

Tomor Alizoti: ”Duhet të kuptoni diçka, që ai proces se kam qenë edhe në terren. Kam bërë çmos që ato vota të demokratëve janë vota bio. Janë vota të kristalta. Kapëm një furgon që e pa e gjithë Shqipëria. Ishte një ndër ata mjete që e pamë. Aty kanë qarkulluar tërë natën furgona. Më vinin njerëzit dhe më thonin. Aty kanë qarkulluar para pa fund një ditë para zgjedhjeve. Kjo nuk është habi dhe kjo shpjegon logjikën se njerëzit anonim që s’ju dimë as emrat janë njerëzit më të votuar. Kjo tregon qartë për blerjen e votës.

Blerja e votës është shumë e rrezikshme në Shqipëri sepse është dhe shumë vështirësisht e kapshme. Po ta shihni, gjithë Shqipëria pa furgonin. Me rezervat e shtetit në kohë fushate. Unë e kam parë dhe kam folur me njerëzit. Ato që kam parë me sytë e mi, shtresa në nevojë në Shqipëri është blerë e gjitha. Lidhur dhe me Beratin. Kjo shtresë është blerë. E kishim të pamundur që ta ndalnim, pasi ishin aparaturat e shtetit.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...