Ish-deputeti i Partisë Demorkatike, Klevis Kalliu është shprehur se Partia Socialiste nuk do të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2025, duke nënkuptuar se mund të kemi zgjedhje të parakohshme. Deklarata e Balliut u bë mbrëmjen e sotme në emisionin ”Frontline” në News 24.
Balliu tha se PD nuk do ta ndalë betejën për zgjedhjet e 25 prillit, teksa shtoi se aksioni opozitar do të vijojë me çdo mjet dhe në çdo rrugë.
Klevis Balliu: ”Gjasat që PS të rrijë deri në 2025 nuk ekziston. Këtu ka ndodhur një vjedhje dhe ata do të mbajnë përgjegjësi. Mandati i tretë është një mandat qejfi, jo halli. Nuk e çon deri në 2025 pasi nuk është ndaluar beteja e 25 prillit. Kjo betejë ishte për votën e lirë. Por s’u bë. Ne luftuam për zgjedhje të lira dhe të ndershme. A votuan qytetarët e lirë? Ça do bëjmë? Do i lëmë në rrugë? Jo. Aksioni opozitar do të vazhdojë me çdo mjet, në çdo rrugë.
Do gjenden mekanizmat se si do të luftohet. Se shoh këtë çështjen e dorëzimit të mandateve me rëndësi. Unë kam qenë ai që kam dorëzuar mandatin. Qeverisë skam ça ti mbush mendjen unë për krimin e organizuar, pasi ajo drejton. E thonë faktet që ka pasur masakër elektorale. Dini që është arrestuar njeri për atë furgonin me karta që u bllokua?! Kjo linjë që ka zgjedhur Lulzim Basha, është linja që duan demokratët.”