Kadastra e Vlorës nga sot ka në krye drejtorin e tetë brenda një viti. Kreu i agjencisë shtetërore të kadastrës, Artan Lame, prezantoi juristin Andi Binaj, në një konferencë ku foli për problematikën 30-vjeçare të pronave në bregdet.
Paraardhësit e Andi Binaj nuk kanë zgjatur më shumë se një muaj në këtë post, duke dhënë dorëheqje nga detyra, sapo fillonin që të njiheshin me problematikat.
Por, kësaj radhe, drejtori i përgjithshëm i Kadastrës Shtetërore, Artan Lame, që prezantoi Andi Binajn, premtoi se i teti do ‘të jetë i vërteti’.