E diel, 28 Nëntor, 2021
15.5 C
Tirana

Zëri i Amerikës: Rama, gjuhë të ashpër dhe një ftesë për opozitën

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama ftoi sot (dje) opozitën të ulen së bashku për të bërë ndryshimet në kodin zgjedhor, si për të eksperimentuar votimin dhe numërimin elektronik ashtu dhe për të ashpërsuar masat në kodin penal për shitblerjen e votës. Duke folur në një takim në Sheshin Nënë Tereza, ku socialistët rikonfirmuan Erion Veliajn si kandidat për mandatin e dytë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, kryeministri foli me tone të ashpra ndaj vendimit të opozitës për të braktisur parlamentin duke theksuar se shumica nuk ka ndërmend të japë pushtet në tavolinë.

Socialistët kishin thirrur sot kongresin e tyre elektoral në prag të zgjedhjeve të ardhshme vendore, ku ata rikonfirmuan paraprakisht 7 kandidatë të tyre. Por më shumë se ajo çka u zhvillua në sallë, vëmendjen e tërhoqi takimi që ndërkohë ishte organizuar në Sheshin Nënë Tereza, aty pranë “për të kërkuar një mandate të ri për Erion Veliajnë dhe Partinë socialiste në Tiranë”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Takimi, si shumë të tjerë të organizuar së fundmi nga kreu i Qeverisë, dukej të ishte dhe një provë force e numrash, përballë opozitës e cila ka lënë parlamentin dhe i është drejtuar protestave për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe zgjedhje të parakohshme.

Një akt që për zotin Rama është “tradhëti ndaj zgjedhësve dhe sistemit demokratik”, por që siç u shpreh ai mbetet zgjedhje e vetë opozitës, ndërsa refuzoi kategorikisht çdo mundësi për marrje e dhënie pushteti në tavolinë, siç u shpreh ai: “Mendojnë se duke e kthyer Shqipërinë në rrumpallën e paligjshmërisë, sherrit, konfuzionit, do të detyrojnë ndërkombëtarët që të ndërhyjnë që t’u hapin këtyre të dëshpëruarve rrugën e pushtetit në tavolinë. Ta harrojnë. Vetë e zgjodhët t’i jepeni rrugës, në rrugë do rrini. Ne s’kemi as mandate t’u japim ju pushtet në tavolinë, dhe as pushtet për të lënë rrugëve për hesapin tuaj”

Lexo edhe :    “Jemi ngritur më të fortë!”, Rama kujton tërmetin e 26 nëntorit

Zoti Rama pati megjithatë një propozim për opozitën, duke e ftuar që të bëjnë ndryshimet në kodin zgjedhor, për të eksperimentuar që tani votimin dhe numërimin elektronik, si dhe për të përfshirë në kodin penal çdo masë ndëshkimi për shitblerjen e votës, “dhe nëse ju në zgjedhjet e 30 Qershorit, fitoni një bashki të vetme më shumë se ne, ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje parlamentare të parakohshme që në vjeshtë”

Por opozita, ndonëse nuk ka deklaruar se s’do të marrë pjesë në zgjedhje, këmbëngul se më Ramën kryeministër nuk mund të ketë proces zgjedhor. Kreu i Qeverisë u shfaq shpërfillës ndaj një skenari të tillë: “Punë e madhe fort. Mos u fusni. Askush nuk futet në këtë sistem me zor në zgjedhje. Kush do, futet, kush nuk do s’futet, por ama askujt nuk i ndalohet dot të zgjedhë dhe të zgjidhet, kur vjen dita e zgjedhjeve. Ka ardhur koha që kjo vallja me maska e Lulit, të mbarojë një herë e mirë”.

Lexo edhe :   Masakrimi i masakrës

Sipas kryeministrit opozita i druhet humbjes në zgjedhje: “Lulzim Basha i ka tmerr zgjedhjet se nuk i fiton dot. Nuk fiton as në Partinë e tij nëse nuk i vjedh. Ndërsa LSI-ja sot nuk përfaqëson më askënd, por po ta besojnë Monikën, nuk përfaqëson më as Ilir Metën”

Dhe për presidentin Meta e deklaratat e tij të fundit, për rrezikun e një junte ushtarake dhe se, , ishte gati të sakrifikonte jetën, duke bërë krahasimin me ish presidentin kilian Salvador Allende, zoti Rama tha jo pa ironi e me tone gati tallëse: “Rri i qetë dhe mos i ço më në mendje ato çudira, se na hutove”./ VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...