E premte, 28 Janar, 2022
9.5 C
Tirana

“Zëri i Amerikës”: Mbështetësit e Berishës hapin me forcë derën kryesore

Në Shqipëri, tensioni është i lartë në selinë e Partisë Demokratike, ku mbështetës së ish kryeministrit Sali Berisha, i janë përgjigjur thirrjes së tij për marrjen nën kontroll të godinës ku po qëndron kryetari demokrat Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të partisë.

Dera kryesore e selisë është hapur me forcë, përpara orës 12.00 e cila është ora në të cilën ishte thirrur protesta. Xhamat e saj janë thyer por protestuesit janë ndalur në pjesën e hollit, ku mesa duket janë gjendur përpara një tjetër porte të cilën nuk kanë mundur ta hapin.

Më herët anëtari i kryesisë Roland Bejko, nuk u lejua të hyjë në seli. Që në oborrin e selisë ai u bë objekt fyerjesh, si dhe sulmesh fizike, duke u detyruar të kthehet pas.

Mbështetësit e ish kryeministrit e pritën me brohoritje këtë të fundit kur ai mbërriti në oborrin e godinës qendrore të partisë. Zoti Berisha përsëriti dhe sot se kjo është një protestë paqësore, por situata duket tejet e ndezur.

Mbi gjendjen e krijuar ka reaguar ambasadorja amerikane Yuri Kim. Në një postim në Twitter ajo shkroi se “Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të veprojnë qetësisht. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës”.

Protesta e sotme shënon kulmin e një lëvizje që zoti Berisha ndërmorri ndaj kryetarit Basha, pas vendimit të këtij të fundit për ta lënë jashtë grupit parlamentar, për shkak të vendimit të SHteteve të Bashkuara që e shpallën non grata ish kryeministrin. /VOA

Lexo edhe :   Basha i jep postin e rëndësishëm Roland Bejkos
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fakte të panjohura mbi shkencëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave

Ju ndoshta mund t’i njihni emrat e këtyre figurave historike të shkencës, si dhe zbulimet e tyre më të famshme. Por ndoshta mund të...

Pas acarit, rikthehen reshjet e shiut. Si do të jetë moti për këtë fundjavë

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë, në pjesën më të madhe të...

Shp*rthimi në banesën e Dukës, 34-vjeçari i arrestuar me shenja dj*gie në dorë

34-vjeçari i arrestuar për vendosjen e tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, rezulton me shenja djegie në dorë....

Pa të dashurën me shokun e tij, detaje nga sherri me th*ka në Berat

Detaje të reja janë hedhur në dritë sa i takon sherrit me thika në Berat, ku dy persona përfunduan me plagë të shumta në...

Faza e fundit e konfliktit dhe fati i “Foltores”

Nga: Ergys Mërtiri Pas muajsh tensione që degjeneruan deri në konfrontim fizik, përplasja Basha-Berisha po fillon të zbehet, ndërsa revolucioni i organizuar nga foltorja shkon...