Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Zëri Amerikës: Dyshime të forta se pas firmës DH Albania fshihet biznesmeni Ulaj

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Zëri Amerikës: Dyshime të forta se pas firmës DH Albania fshihet biznesmeni Ulaj

Në Shqipëri janë shtuar pyetjet rreth firmës së regjistruar në Delaware të SHBA, Dunwell Haberman, e cila përmes falsifikimit të dokumenteve kishte arritur të siguronte dy kontrata me vlerë prej rreth 30 milionë eurosh nga qeveria shqiptare.

Firma kryente biznes me emrin DH Albania dhe në regjistrat kombëtarë si përfaqësues i saj figuron 26-vjeçari Avdjol Dobi.

Kur këto fakte u bënë publike, lindën dyshimet se si një firmë pothuajse anonime mundi që me kaq lehtësi dhe falsifikime, të siguronte kontrata të kësaj natyre. Për të fituar një kontratë të tillë, firma fituese duhet të depozitonte një shumë prej 10 për qind të vlerës së investimit, ndërsa zoti Dobi nuk dihet të ketë patur biznese për të bërë këtë depozitë.

Ndërkohë, ka dyshime të forta se pas kompanisë DH Albania fshihet biznesmeni i njohur Bashkim Ulaj. Para një muaji, përfaqësuesi i firmës e ka transferuar adresën e tij në kullën “ABA Business Center”, në pronësi të zotit Ulaj. Zëri i Amerikës ka mësuar se zoti Dobi, ka lidhje familjare me biznesmenin Ulaj.

Zëri i Amerikës u lidh me zotin Ulaj për t’i kërkuar konfirmim për këto informacione, por përpjekjet rezultuan pa sukses. I pyetur në telefon zoti Ulaj nuk pranoi të përgjigjet, duke thënë se ishte i zënë. Po ashtu, ai nuk ka kthyer ende përgjigje për mesazhet ose e-mailet me të njëjtën kërkesë.

E njëjta përpjekje e Zërit të Amerikës për të marrë më shumë informacion dërguar disa ditë më parë në emailin e firmës Dunwell Haberman rezultoi e pasukseshme. Kompania nuk ka pranuar të kthejë përgjigje.

Bilanci i kompanisë Dunwell Haberman, i dorëzuar në Qendrën e Regjistrimit të Bizneseve, rezulton të jetë përkthyer nga zonja Shenda Kruja, e cila nuk figuron në listën e përkthyesve zyrtarë, të miratuar nga Ministria e Drejtësisë. Ajo rezulton në rrjetet sociale si specialiste pranë kompanisë GENER 2 të zotit Ulaj./VOA/

Tags: biznesmeniDH Albaniadyshimefirmësfshihetpastë fortaUlajZëri Amerikës

TË LIDHURA

Minatori plagoset gjatë punës në minierën e bakrit, në Mirditë! Dërgohet te Trauma
Aktualitet

Minatori plagoset gjatë punës në minierën e bakrit, në Mirditë! Dërgohet te Trauma

12:10 | 13/03/2026
Një ditë pas seancës për Ballukun, Rama sot konferencë për shtyp
Aktualitet

Një ditë pas seancës për Ballukun, Rama sot konferencë për shtyp

11:25 | 13/03/2026
Plagoset minatori i kompanisë “Tete Albania”, aksident i rëndë në minierën e bakrit në Spaç
Aktualitet

Plagoset minatori i kompanisë “Tete Albania”, aksident i rëndë në minierën e bakrit në Spaç

11:23 | 13/03/2026
Next Post
Salah gol ‘mes këmbëve’ Napolit, italianët jashtë Championsit (Video)

Salah gol ‘mes këmbëve’ Napolit, italianët jashtë Championsit (Video)

Të shtëna në Strasburg, një i vdekur e 6 të plagosur (video)

Të shtëna në Strasburg, një i vdekur e 6 të plagosur (video)

Skandal, mozaiku i Skënderbeut vendoset në parking dhe kokëposhtë

Skandal, mozaiku i Skënderbeut vendoset në parking dhe kokëposhtë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026




TË FUNDIT

Minatori plagoset gjatë punës në minierën e bakrit, në Mirditë! Dërgohet te Trauma
Aktualitet

Minatori plagoset gjatë punës në minierën e bakrit, në Mirditë! Dërgohet te Trauma

by mirseda
12:10 | 13/03/2026
0

Një aksident në punë është regjistruar në minierën e bakrit në zonën e Spaçit në Mirditë, ku...

Përshkallëzimi i konfliktit/ Netanyahu: Nuk përjashtojmë eliminimin e Mojtaba Khameneit

Përshkallëzimi i konfliktit/ Netanyahu: Nuk përjashtojmë eliminimin e Mojtaba Khameneit

12:08 | 13/03/2026
Një ditë pas seancës për Ballukun, Rama sot konferencë për shtyp

Një ditë pas seancës për Ballukun, Rama sot konferencë për shtyp

11:25 | 13/03/2026
Izraeli: Do shkatërrojmë infrastrukturën e Hezbollahut

Izraeli: Do shkatërrojmë infrastrukturën e Hezbollahut

11:23 | 13/03/2026
Plagoset minatori i kompanisë “Tete Albania”, aksident i rëndë në minierën e bakrit në Spaç

Plagoset minatori i kompanisë “Tete Albania”, aksident i rëndë në minierën e bakrit në Spaç

11:23 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com