E hënë, 6 Dhjetor, 2021
9.5 C
Tirana

Zef Mustafa, gangsteri shqiptar që tmerroi edhe bosët e mafies italo-amerikane (VIDEO)

Zef Mustafa, lindi në Shqipëri, po u arratis nga regjimi komunist me familjen e tij që më 1962, dhe shkoi në SHBA. Prindërit i vdiqën pas disa vitesh. Vendoset në një jetimore, por e braktis shkollën pas disa vitesh, për t’u bërë pjesë e botës së krimit.

Ishte shumë i lidhur me familjen mafioze Gambino në Nju Jork. Ai cilësohej nga anëtaret e tjerë të mafies, si person shumë i dhunshëm dhe i etur për gjak. Mustafa ishte gjithashtu një mik i mafiozit tjetër të njohur Xhon Goti. Shqiptarit i frikësoheshin edhe mafiozët më të regjur.

“I urrej këta dreq shqiptarësh!”- tha për bandën e Mustafës në një rast, një bos i familjes kriminale gjenoveze në një përgjim të FBI-së.

“Nëse të del përpara një shqiptar dhe një ujk, vrit shqiptarin. Me ta nuk flitet”.

Mustafa njihej edhe si njeriu i shkopit të bejsbollit. Sipas informatorëve të drejtësisë, shqiptari kishte ekzekutuar shumë njerëz, duke ua thyer kafkën. Një nga avokatët që punoi për mbrojtjen e Mustafës dëshmonte: “Edhe kriminelët më të zgjuar frikësoheshin nga ai”.

Zef Mustafa, mendohet se arriti të vërë një pasuri shumë të madhe, madje më shumë se sa disa nga anëtarët e klanit Gambino. U arrestua në vitin 1993, dhe u dënua me disa vite burg, dhe pasi doli nga burgu u dëbua nga SHBA./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

S’ka më sekrete/ Ja kur do të mbahet Festivali i 60-të i Këngës në RTSH

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfcillet LIVE për publikun shqiptar në mbrëmjet e 27,28 dhe 29...

Ekzekutimi i ish-deputetit, bashkëshortja nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Natalina Ujka, bashkëshortja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka, ka treguar për grupin hetimor se personat me të cilët bashkëshorti i saj ka pasur konflikte...

Misteret e pazgjidhura të Luftës së Dytë Botërore

Ne të gjithë i duam misteret, dhe Lufta e Dytë Botërore siguroi shumë të tilla. Shkalla e madhe e luftimeve dhe e taktikave të tokës së djegur, solli...

Ish-banori i “Big Brother”: Donaldi nuk është fitues, mes çiftit s’ka dashuri

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix. Për...

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...