Zëdhënësi i Metës i përgjigjet Ramës: Ora e përballjes po afron

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar duke iu përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama në lidhje me dhënien e nënshtetësisë ndaj futbollistit afrikan të FK Tirana.

Sipas tij, kryeministri është autor i sulmeve antikombëtare që i bëhen këtij ekipi.

Blushi thotë ndër të tjera se ora e përballjes po afron.

Postimi i Blushit në Facebook

Nuk kishim asnjë dyshim!

Buburreci Trendi e pranoi më në fund se ai është frymëzuesi dhe autori i vetëm i sulmeve më të ndyra dhe antikombëtare kundër ekipit të KF Tirana, tifozëve të mrekullueshëm dhe komunitetit të nderuar autokton tironas, të cilësuar prej tij dhe portaleve të tij, si “terroristë”.

Urrejtjen tënde për Tironën dhe ngjyrat bardhë e blu nuk ka për të ta amnistuar kush, bashkë me zullumet e tjera të tuat, për të cilat sigurisht do përgjigjesh një ditë.

Sa për pastërtinë e figurës së futbollistit të Tironës, pengu i mafies së inceneratorëve, i kapur tashmë në flagrancë, bën mirë të pyesë në institucionin e sigurisë kombëtare, që nëse na jep leje jemi gati ta publikojmë ne se çfarë thotë për “terroristin” bardhë e blu!

ORA E PËRBALLJES PO AFRON!

Sosi uji i gamiles tënde Mister 1 Prilli!

Nuk kishim asnjë dyshim!Buburreci Trendi e pranoi më në fund se ai është frymëzuesi dhe autori i vetëm i sulmeve më të…

Publiée par Tedi Blushi sur Vendredi 23 octobre 2020