E enjte, 2 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

‘Zbutet’ Dritan Leli, i uron Ramës festën e Kurban Bajramit

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, jo vetëm që ka mbështetur qëndrimin publik të Ramës se muzika shton rrezikun e përhapjes së viurusit, por madje ka haruar edhe hatërmbetjet dhe i uron Kurban Bajramin. Pyetur nga gazetarët nëse këtë festë do ia uronte edhe kryeministrit Edi Rama, Leli u përgjigj “Absolutisht po”.

Krisja në marrëdhënien mes socialistëve dhe Dritan Lelit nisën para zgjedhjeve, e konfirmuar edhe nga kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili pohoi se i kishte bërë ftesën Lelit për deputet, por se ky i fundit nuk e kishte pranuar. Së fundmi, kryeministri Edi Rama e ka thumbur jo pak Lelin, i cili pak ditë më parë ishte në Vlorë ku pastroi një nga fushat e sportit.

Si për të demaskuar Dritan Lelin që nuk kujdeset për Vlorën, kryeministri u shfaq në një fushë për të pastruar vetë plehrat aty brenda. Dje, kreu i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli sfidoi Ramën duke u ulur në një ndër lokalet e Lungomares, pas përplasjeve me policinë për orën policore. Në takimin me përfaqësuesit e biznesit, Leli ka thënë se muzika, sipas tij dhe ekspertëve, ndikon në përhapjen e Covid, pasi njerëzit mund të jenë më të shkujdesur, sa i takon respektimit të distancave. Dritan Leli ishte në një mendje me Ramën, se muzika shton rrezikun për përhapjen e virusit.

Ai u shpreh se është krijuar ideja e gabuar sikur valët muzikore përhapin virusin, por shpjegoi se virusi favorizohet nga muzika e lartë, sepse njerëzit detyrohen të ngrenë zërin për t’u dëgjuar dhe për rrjedhojë lëshojnë më shumë stërkla. “Ju shpjegoj disa gjëra si mjek. I thashë një ekspertit të Komitetit Teknik, shpjegojani njerëzve për muzikën me zë të lartë. Ju iu është krijuar ideja sikur virusi shpërndahet nga valët muzikore. Muzika me zë të lartë i detyron njerëzit të afrohen më shumë dhe të nxjerrin më shumë spërkla. Nuk e dimë nëse të gjithë vizitorët janë të shëndetshëm”, tha Leli.

Lexo edhe :   Rama shpërndau këngën e Fifit, reagon Flori: S’jemi në forume politike
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...