E diel, 17 Janar, 2021
-1 C
Tirana

Zbulohet telefonata që nxori në pritë vëllezërit Olldashi, si ndodhi ekzekutimi

Një telefonatë është bërë shkas që dy vëllezërit e ndjerë Olldashi, të dilnin nga banesa e tyre në Pogradec në datën 7 dhjetor. Në të njëjtën ditë, ata nuk kanë humbur kontaktet dhe nuk janë kthyer më në banesë.

Uniformat blu kanë sekuestruar disa telefona, përfshi edhe të të njohurve të tyre. Dyshohet se vëllezërit janë marrë në një makinë më 7 dhjetor, me të cilën kanë udhëtuar deri tek vendi i ngjarjes në fshatin Zvirinë të Maliqit, aty ku mendohet se dhe janë ekzekutuar.

Policia ka shoqëruar disa persona nga Pogradeci dhe Maliqi, por deri tani grupi i hetimit nuk ka shkuar tek autorët.

Andrea dhe Martin Olldashi, 33 dhe 31 vjeç, u gjetën të mbuluar në kanal, ndërsa policia tha se ata ishin ekzekutuar me armë zjarri.

Trupat e pajetë të viktimave u gjetën në afërsi të vendit të quajtur Kisha e Vogël, në fshatin Zvirinë. Dy vëllezërit ishin larguar nga banesa prej datës 7 dhjetor, ndërsa nëna e tyre kishte denoncuar një ditë më vonë mungesën e kontaktit me ta. Vëllezërit ishin fëmijët e vetëm të familjes Olldashi, dhe banonin në lagjen 1 të Pogradecit.

Ata kanë pasur më herët probleme me policinë, dhe ishin akuzuar si autorë të shpërthimit me tritol të lokalit në pronësi të një ish futbollisti në vitin 2012 në Pogradec, por edhe për gjobëvënie, vjedhje dhe vepra të tjera penale.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...