Kronikë

Zbulohet shkaku i rëndë pse 40-vjeçari u hodh nga kati i 7-të

               Publikuar në : 10:51 - 27/06/19 user tir

Disa detaje të reja dhe të rënda kanë dalë në pah lidhur me hedhjen e 40-vjeçarit Elton Riko nga kati i 7-të i një pallati në Berat.

Ai aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë ndërkohë së fundmi është zbuluar edhe shkaku se përse 40-vjeçari u hodh. “BalkanWeb” raporton se Elton Riko, baba i dy fëmijëve, ka qenë duke debatuar ashpër më të atin dhe në grindje e sipër, ai ka dalë në pjesën e ballkonit dhe është hedhur.

Thuhet se Riko kishte konflikte të vazhdueshme me babanë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT