Aktualitet

Zbulohet se kush është i arratisuri nga burgu i Rrogozhinës, ‘tmerri’ i qytetarëve që grabiste me të dashurën


               Publikuar në : 18:07 - 09/10/19 M. S

Shtetasi Fatjon Bushgjokaj, 28 vjeç, kishte marrë leje nga burgu për t’u kthyer ditën e sotme në orën 11:00, por duket se planet kanë qenë të tjera.

Mori leje e s’u kthye më, i dënuari arratiset nga burgu i Rrogozhinës

Kush është Fatjon Bushgjokaj, kapoja i bandës së Kamzalinjve

Bashkë me të dashurën e tij dhe vëllezërit, ai u kthye në makthin e qytetarëve në vitin 2017, pas një sërë grabitjesh që ata kryenin në zonën e Vorës. Biondja bukuroshe përdorej për të ndaluar mjetet që t’ju kërkonte ndihmë, ndërsa grupi shfaqej dhe i dhunonte e grabiste.

Ai u arrestua bashkë me vëllezërit e tij, ndërkohë që në skemë ishte përfshirë edhe e dashura. Fatjon Bushgjokaj dhe e dashura e tij, Kristina Pjetri, e cilësonin njëri-tjetrin si Bonnie e Clyde, (çifti i famshëm i grabitësve amerikanë), ndërkohë që grabitjet e tyre tmerruan Tiranën.

Bashkë me ta, policia arrestoi edhe vëllezërit e Fatjon Bushgjokës, A. Bushgjokaj 17 vjeç dhe Ndue Bushgjokaj 24 vjeç, si dhe 19-vjeçarin Elton Leka.

Si funksiononte skema e grabitjeve?

Kristina Pjetri hiqej sikur kishte probleme me makinën, dhe u kërkonte ndihmë qytetarëve, duke u kërkuar telefonin. Më pas ajo thërriste grupin, dhe këta më pas grabisnin qytetarët duke i dhunuar. Roli i vajzës ishte kyç në këtë skemë. Falë pamjes, ajo kërkonte telefonin, dhe më pas 4 grabitësit, ushtronin dhunë fizike ndaj të dëmtuarve dhe më pas i vidhnin sendet me vlerë si telefon, varëse, ora dhe vlerat monetare, ku më pas largoheshin me një automjet të tipit “Fiat”, të marrë me qira.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT