Mbrëmjen e sotme, policia e shtetit ka zbuluar një parcelë me bimë narkotike në Pukë.
Në parcelë u asgjësuan bimë të sapo mbjella. Ende nuk dihet sasia e lëndës së asgjësuar.
Parcela me lëndë narkotike u gjend në bazë të informacioneve policore.
Kanabisi ishte mbjellë në masivin pyjor të Tërbunit tek Livazhdet e Hamzit. Ndërkohë po kërkohen autorët e dyshuar për mbjelljen e parcelës.