E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Zbulohet oferta zyrtare, Interi gati të ndryshojë pronësi

Teksa Inter pritet të ndryshojë pronësi, janë përcaktuar hapat e ardhshëm në nivel klubi. “BC Partners” do të përfundojë analizën e llogarive të Interit në 2-3 javë, më pas fondi anglez do i prezantojë ofertën e tij “Suning”- ut për blerjen e maxhorancës së kuotave të klubit zikaltër.

Me një shifër që do i lejonte këtyre të fundit të sigurojnë të ardhura nga operacioni. Brenda 15 ditësh, sipas “Corriere dello Sport”, pritet oferta zyrtare, që pritet të kalojë 800 milionë eurot.

Duhet kuptuar më pas pozicioni i familjes Zhang: nëse do të pranojnë ose jo, nëse do të shesin menjëherë, do të procedojnë gradualisht me një dalje nga skena, apo do të nisin bisedime me një tjetër subjekt të interesuar, në një situatë ku nuk mund të përjashtohet asgjë.

Fakt mbetet që “Suning” dëshiron të lërë klubin në duar të sigurta, në shenjë respekti. Ndërkohë Jindong Zhang ka takuar presidentin e “Hisense”, kolosin kinez të teknologjisë, për një ortakëri të mundshme që do të nisë nga ky vit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...