E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Zbulohet lloji i pistoletës që u gjet afër vendit ku u vra Klodian Rasha

Pistoleta që dyshohet se i përket Klodian Rashës, të vrarë mëngjesin e 8 dhjetorit 2020, nga punonjësi i policisë, Nevaldo Hajdaraj, mësohet se është një armë zjarri sportive që shitet në tregun shqiptar,kundrejt shumës prej 120 mijë lekë të vjetra.

Mësohet se arma e gjetur në pellgun e ujit, është një pistoletë tip “Zoraki” që klasifikohet në armët e zjarrit sportive mirëpo se në çfarë rrethana doli kjo armë zjarri pas vrasjes së Klodjan Rashës, hetuesit vijojnë punën për të zbuluar shkaqet dhe autorësinë se kujt i përket kjo armë, shkruan Shqiptarja.com.

Mësohet se arma mund të shitet në tregun shqiptar kundrejt shumës 120 mijë lekë të vjetra. Grupi hetimor ka kërkuar kryerjen ekspertimit të ADN-së, duke marrë profile pështyme nga viktima Klodjan Rashës, efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj dhe nga punonjësi i policisë, që gjeti armën.

Qëllimi është krahasimi i ADN-së së këtyre personave me gjurmët e profileve të yndyrës që janë gjetur në armën tip “Zoraki” të sekuestruar. “…kjo është e vetmja analizë që mund të na japë një tablo të qartë, për të mësuar se kujt i përket arma.

Nëse i përket viktimës atëherë bindemi se Klodjani e ka pasur armën dhe më pas e ka hedhur në ujë…nëse del që profili i ADN-së nuk jep gjurmët e Klodjan Rashës, atëherë do jemi përballë një dileme shumë të fortë dhe dyshimi se arma është hedhur vetë nga policia disa minuta pas ngjarjes…”-tha një anëtar pranë grupit të hetimit.

Lexo edhe :   Kush janë sot 10 qytetet më të rrezikshme në botë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...