Foto Galeri

Zbulohet lidhja e fshehtë e Aurela Hoxhës, bashkëjeton me biznesmenin milioner (foto)

               Publikuar në : 14:05 - 12/03/19 marsela

Pas ndarjes nga bashkëshorti, një jetë e re ka filluar për Aurela Hoxhën. Bukuroshja ka treguar në fotot e fundit në rrjetet sociale se është e lumtur, e mbi të gjitha është në udhëtim gjatë gjithë kohës.

Ndonëse nuk ka treguar asgjë nëse ka dikë në jetën e saj, modeles i kanë zbuluar disa detaje lidhur me romancën e saj. Dikush ia ka rrëmbyer zemrën modeles, ndonëse ajo ka zgjedhur që të heshtë.

Aurela Hoxha, prej dy vitesh bashkëjeton në Spanjë me të dashurin e saj. Sipas “Gazeta shqiptare”, bukuroshja është në një marrëdhënie me të dashurin milioner që quhet Alban, dhe është nga Miloti. Ai prej vitesh jeton në Spanjë, ku ka edhe një biznes të tijin në fushën e hotelerisë.

Përflitet se dyshja është njohur nga miq të përbashkët gjatë pushimeve të Aurelës në Spanjë. Të njëjtat burime shtojnë se lidhja e tyre është serioze, pasi të dy kanë prezantuar njëri-tjetrin me familjarët respektivë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT