Zbulohet emri i diplomates shqiptare e cila u dëbua nga Rusia

Jonida Drogu, është diplomatja shqiptare e cila u dëbua nga Rusia ditën e sotme. Drogu ushtronte detyrën e sekretares së dytë të ambasadës shqiptare në Moskë.

Njoftimi për dëbimin e saj u bë i ditur nga ana e Minsitrisë së Jashtme të Rusisë. Ky dëbim vjen pak javë pasi shteti shqiptar shpalli non grata diplomatin rus, Alexey Krivosheev, për shkak se shkeli masat kundër koronavirusit.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë në arsyetimin e saj pati thënë se çështja e shkeljes së masave të kufizimit ishte adresuar të ambasadori i Rusisë në Tiranë, por diplomati rus kishte vazhduar të mos i përfillte ato.

Pas kësaj mase të Tiranës, kishte reaguar Ministria e Jashtme e Rusisë, duke e cilësuar këtë vendim si provokim. Rusia pretendoi se diplomati i saj u dëbua përmes një “arsyetimi tërësisht të sajuar.