Gazetarja e njohur Ilva Tare i ka munguar ekranit. Por ajo do rikthehet fuqishëm, dhe këtë njoftim e ka përcjellë me anë të një videoje të shkurtër. Bëhet fjalë për një emision të ri që do të titullohet “Ilva Now”.
I ftuari i parë i emisionit të saj do të jetë presidenti serb Aleksandar Vucic, i cili do të flasë për krimet e luftës dhe marrëdhëniet me Kosovën.
“Të hënën, më 6 janar në orën 19:00 ndiqni premierën e #IlvaNow ku presidenti serb Aleksandër Vuçiç i përgjigjet pyetjeve të Ilva Tares lidhur me krimet e luftës dhe marrëdhëniet me Kosovën”.