Në Parlamentin Europian ditën e sotme u zhvillua një seancë e posaçme për Shqipërinë.
Ndërkohë së fundmi është bërë publike ajo çka u diskutua sot për vendin tonë.
Raportohet se pati qëndrime kritike ndaj qeverisë shqiptare dhe u përsërit kërkesa për plotësimin e 15 kushteve për çeljen e negociatave.
Reporteri për Shqipërinë, David Lega, vlerësoi qëndrimin e Presidentit Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës.
“Janë 15 kushte që Shqipëria duhet të plotësojë para vendimit për hapjen e negociatave me BE”, vijoi ai.