Zbulohen moderatorët e Festivalit të fundvitit

Vitin e shkuar, drejtimi i “Festivalit të Këngës” ju besua Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës. E ndërsa këtë vit do të ketë katër prezantues në “Festivalin e Këngës”.

Jonida Vokshi, u shpreh sot në “Wake Up” se ka marrë një ftesë për të prezantuar këtë vit “Festivalin e Këngës”. Megjithatë Jonida tha se nuk e ka vendosur ende nëse do të pranojë apo jo, duke u shprehur: “Jam duke e menduar”.

Por revista “Who” ka mësuar se tre prezantuesit e tjerë përveç Vokshit do të jenë: Klea Huta, Blendi Salaj dhe Gresa Pallaska.

Kjo e fundit është aktore dhe është bërë e njohur me rolin e Trëndelinës në serialin shqiptar “Familja Moderne”. Ndërkohë Blendi Salaj ka një eksperiencë të gjatë në prezantim, ndërsa Klea Huta duket se këtë vit ka vendosur t’i rikthehet fuqishëm punës si saj si moderatore.