Dhe pak orë kanë mbetur nga skadimi i afatit të që partitë politike t`i paraqesin koalicionet me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 11 qershorit. Partitë politike kanë nxituar të bëjnë koalicionet. Redaksia e Tirana Today ka zbardhur të gjitha koalicionet e arritura deri më tani dhe ato që priten të përfundohen sonte para orës 23:59. Koalicionet dhe kandidatët për kryeministër deri tani janë si më poshtë:
Partinë Demokratike të Kosovës kërkon koalicion me bazë të gjerë, asaj i është bashkuar dhe një tjetër parti, Lëvizja për Bashkim e cila kërkon të jetë krah një partie të madhe në zgjedhjet e 11 qershorit.
Deri më tash PDK-së iu kanë bashkuar Partia e Drejtësisë dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës. Edhe në zgjedhjet e kaluara këto parti kanë garuar së bashku me PDK-në. Madje Lëvizja për Bashkim ka udhëhequr Ministrinë e Diasporës. PDK-ja si kandidat të saj për kryeministër ka kryetarin e partisë, Kadri Veselin.
Ndërsa LDK nënshkruan marrëveshje për koalicion parazgjedhor me ‘Alternativen’ e Mimoza Kusarit dhe Ilir Dedës. Gjithashtu LDK ka nënshkruar koalicion edhe me ‘Lëvizjen për Drejtësi’, që është fraksion i Partisë për Drejtësi e cila po sot zyrtarizojë vazhdimin e bashkëpunimit me PDK-në edhe për zgjedhjet e 11 qershorit.
LDK-ja ka kandiduar Avdullah Hotin për kryeministër, ai menjëherë pasi iu zyrtarizua bëri të ditur se LDK-ja do të garojë në koalicion në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Ai e quajti “koalicioni i të djathtës”, për të cilin u tregua i bindur se do të dal fitues, por nuk tregoi se kush janë pjesë e tij, deri në njoftimin e radhës të kësaj partie. LDK-ja, gjithashtu, ka arritur marrëveshje me AKR-në e Behgjet Pacollit.
Partia e Ramush Haradinajt, AAK gjithashtu zgjeron listën e aleatëve. Siç bën të ditur zyra për shtyp e kësaj partie, kreu i saj Haradinaj ka nënshkruar sot dy marrëveshje për koalicion parazgjedhor, përkatësisht me Partinë Social-Demokrate të Kosovës dhe Ballin Kombëtar të Kosovës.
Akti i nënshkrimit është bërë në Selinë e AAK-së në Prishtinë, nga Ramush Haradinaj dhe kryetarët respektivë të këtyre dy partive, Bajram Kelmendi dhe Selman Berisha”, thuhet në njoftim.
Sakaq, AAK është në koalicion edhe me forcën politike “Nisma për Kosovën” të Fatmir Limajt.
Deri më tani AAK akoma nuk ka publikuar akoma kandidatin e saj për kryeministër, por të shumtë janë zërat që do kandidojë sërish Ramush Haradinaj.
Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur për ta zgjedhur ish-liderin e kësaj partie, Albin Kurti si kandidat të saj për kryeministër, ndërsa zyrtarizimi pritet që të bëhet në një votim formal në Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie.
Shumë është folur në media se do të këtë një koalicion mes LDK-së dhe Vetëvendosjes por deri tani nuk ka asgjë zyrtare.
Nuk dihet nëse Lëvizjes Vetëvendosje do të paranojë kandidaturën e LDK-së, Avdullah Hotin, për kryeministër.
Ndërkohë që sonte është edhe afati i fundit i caktuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor që partitë politike t`i paraqesin koalicionet me të cilët do të garojnë në këto zgjedhje. (Tirana Today)