Studiuesi Erald Kapri, ka ndarë në Facebook foto të objekteve të rralla të Mbretit Zog, të cilat gjenden në shtëpinë e ankandeve në Londër.
Ai bën me dije se një shtëpi ankandesh në Londër, ka nxjerë në shitje dy objekte të rralla të Mbretit Zog.
Më konkretisht bëhet fjalë për një nga spaletat e uniformës së tij mbretërore, dhe stema e makinës mbretërore të një Bugatti Royale që Zogu nuk e gëzoi dot.