Kronikë

Elbasan/ Zbriti për të bërë foto në rrugë, makina merr përpara turistin (Foto)

               Publikuar në : 19:48 - 12/06/19 Enno

Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku ka mbetur i plagosur një turist ukrainas.

Mësohet se ai kishte ardhur me pushime në Shqipëri me një rulot, dhe kishte ndaluar buzë rrugës për t’i bërë disa fotot tunelit pranë Xibrakës.

Ndërkohë, një automjet tip ‘Benz’ që u fut në parakalim, humbi kontrollin dhe mori përpara turistin që kishte zbritur.

Policia po heton rrethanat dhe shkaqet e aksidentit duke shoqëruar edhe drejtuesin e automjetit.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT