E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

Zbrazi karikatorin mbi to, ja kë përdori si karrem 59-vjeçari

Autori i vrasjes së dy motrave në Astir, ka përdorur fëmijën e njërës prej tyre për të hyrë në banesë. Ato e kishin ndjerë rrezikun, pasi kishin tentuar për t’u ndarë përfundimisht me të.

Përparim Ademi, para se të ngjitej në apartament, ka marrë njërin nga fëmijët që po luante poshtë pallatit, duke e përdorur si karrem për të hyrë brenda. Dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, kanë qenë duke ngrënë bukë.

Paraditen e sotme, Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për 59-vjeçarin Përparim Ademi, i cili dy ditë më parë vrau motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani.

Edhe prokurori i çështjes kërkoi të njëjtën masë sigurie ndaj 59-vjeçarit, i cili akuzohet për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Përparim Ademi ka pranuar vrasjen dhe ka kërkuar falje. 59-vjeçari u tha hetuesve se mendonte që Zhaneta kishte lidhje tjetër, ndaj dhe e vrau.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...