E diel, 20 Qershor, 2021
23.5 C
Tirana

Zbarkon avioni me 1 milion doza, Serbia pranon vaksinën kineze

Një aeroplan që barte një milion doza të vaksinës kundër koronavirusit, Sinopharm, ka arritur të shtunën në Serbi, duke e bërë shtetin e parë evropian që pranon vaksinën kineze për koronavirus.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dalë në aeroport së bashku me ambasadoren kineze në Beograd, Chen Bo për të pritur avionin që barte vaksinat.

“Dua ta falënderoj presidentin (e Kinës) Xi Jinping dhe udhëheqësinë kineze për dërgimin e një milion dozave të vaksinës”, tha Vuçiq, i cili ka ndihmuar në krijimin e lidhjeve më të ngushta me Kinën në vitet e fundit.

Ai tha se rregullatori i barnave në Serbi, pritet që në ditët në vijim të miratojë për përdorin vaksinën e Sinopharm, duke lejuar që administrimi i kësaj vaksine të nisë brenda javës.

Mbi 20,000 qytetarë serbë deri më tani janë vaksinuar kundër koronavirusit, që prej se fushata e vaksinimit nisi në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Në Serbi, fillimisht janë vaksinuar më të moshuarit që jetojnë në shtëpi të pleqve dhe punëtorët shëndetësorë.

Serbia po përdor për vaksinim vaksinat e krijuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech, por edhe vaksinën ruse Sputnik-V.

Vuçiq tha se Serbia pritet të pranojë javën e ardshme edhe 250,000 doza të vaksinës Sputnik-V dhe 20,000 doza të tjera të vaksinës së Pfizerit. Ai po ashtu tha se në muajin qershor, do të marrin edhe doza të vaksinës së kompanisë AstraZeneca dhe të Modernas.

Shteti fqinj, Hungaria pret që rregullatori shtetëror i barnave, të miratojë për përdorim vaksinën e Sinopharm, në mënyrë që të nisë edhe administrimi i saj, pasi Komisioni Evropian i dha dritën e gjelbër për të negociuar për furnizim me Sinopharm.

Lexo edhe :   Zhvillimet në 24 orët e fundit në rajon

Në shtetet e Ballkanit Perëndimor, vaksinimi kundër koronavirusit ka nisur vetëm në Serbi dhe Shqipëri.

Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut ende nuk kanë marrë furnizimet me vaksina. Autoritetet në Kosovë kanë njoftuar se kanë siguruar mbi 500,000 doza të vaksinës së Pfizerit dhe 600,000 nga Austria dhe të njëjtat pritet të arrijnë në muajin shkurt, kur dhe pritet të nisë fushata e vaksinimit.

Lexo edhe :   Zhvillimet në 24 orët e fundit në rajon

Kosova po ashtu pret që të sigurojë vaksina për 20 për qind të popullatës nga programi COVAX i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ky program ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Ndërkaq, Kina ka miratuar për përdorim vaksinën e Sinopharm në fund të dhjetorit të vitit të kaluar dhe kjo është vaksina e saj e parë e miratuar kundër koronavirusit. Autoritetet kineze nuk kanë publikuar të dhëna të detajuara mbi efikasitetin e kësaj vaksine, por kanë thënë se në bazë të të dhënave që posedojnë, kjo vaksinë ofron 79.34 për qind mbrojtje ndaj COVID-19. /evropaelire

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mali i Zi: Përshkallëzohet kriza qeveritare për shkak të Srebrenicës

Parlamenti i Malit të Zi miratoi një rezolutë me të cilën dënohet gjenocidi në Srebrenicë dhe shkarkoi ministrin e Drejtësisë, Vladimir Leposaviç, për shkak...

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...