E shtunë, 24 Tetor, 2020
8 C
Tirana

Zbarkoi në Moskë për t’i kërkuar paqe Gorbaçovit, historia e gjermanit Mathias Rust

Më të lexuarat

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Ku ndryshojnë Trump dhe Bajden mbi politikën e jashtme amerikane

Nga David Tafuri “The Hill” Menaxheri i fushatës së Trump e ka nxitur Komisionin për Debatet Presidenciale të “ri-mendojë dhe ri-publikojë një sërë temash…me theksin...

Foto/ Lefter Koka me Fatos Nanon, ndryshim drastik i ish-kryeministrit

Deputeti Lefter Koka ka publikuar në rrjetin social, Facebook një foto krahë për krahë me ish-kryeministrin socialist Fatos Nano. Në mbishkrimin e fotos, Koka shprehet...

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

Vritet ish-sportisti, babë e bir e ekzekutojnë në mes të restorantit

Një atentat i mori jetën ish-sportistit të arteve marciale të përziera (MMA) Shamil Abdulmuslimov në qytetin e Kasaviurtit në Dagestan. Kamerat regjistruan të gjithë ngjarjen...

“Mos më prekni me dorë, jam i sëmurë”, zbardhet incidenti i Ndocajt me policinë

Ish-deputeti Eduart Ndocaj është shoqëruar sot në komisariat, pas incidentit në përurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës. Forcat e policisë kanë shoqëruar ish-deputetin, i...

E akuzuan për vrasjen e Remzi Hoxhës, reagon ashpër Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të familjarëve të biznesmenit të njohur Remzi Hoxha. Ai ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht...

Nuk kaloi vetingun, KPA rikthen në detyrë kreun e Gjykatës së Apelit në Shkodër

Fuat Vjerdha bëhet i pari në sistemin e drejtësisë, i cili rikthehet në detyrë si kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër. Komisioni i...

Mathias Rust nuk ishte ndonjë ushtarak apo spiun. Ai ishte vetëm një pilot amator, që udhëtoi me një avion të tipit Cesna nga Gjermania Perëndimore në Moskë, që të mund t’i dorëzonte udhëheqësit të ri të Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbachev, një manifest prej 20 faqesh, sesi të promovohej paqja në botë.

Në 13 maj 1987, Mathias mori avionin Cesna nga klubi i tij i fluturimit, dhe udhëtoi fillimisht për në Ishujt Shetland dhe pastaj drejt Finlandës, ku ai u furnizua me karburant, pre nga ku nisi udhëtimin e tij historik për në kryeqytetin sovjetik. Tre njësi ruse të mbrojtjes ajrore, u vunë në gatishmëri, ndërsa 2 avionë zbulues iu vunë nga pas, teksa Cesna e Mathias fluturoi afër bregdetit sovjetik.

Një nga pilotët interceptues, raportoi se avoni i vogël dukej si një Yak-12 (një avion sportiv sovjetik), prandaj e lejoi atë të vazhdonte fluturimin. Avioni Cesna, u kap më pas nga dy interceptorë të tjerë që iu afruan pranë, por nuk arritën të vinin re flamurin e Gjermanisë Perëndimore dhe numrin e regjistruar në avion.

Një njësi e mbrojtjes ajrore, gjykoi se kishte të bënte me një pilot të trajnuar, që kishte harruar të kthehej në bazë. Edhe dy avionë të tjerë sovjetike e interceptuan atë, por e ndërprenë ndjekjen pasi komandanti i tyre, u tha se ishte shumë e rrezikshme që të fluturonin në një lartësi aq të ulët.

Edhe një stacion radari e identifikoi avionin e Rust, por kontrollorët besuan se ai ishte një nga dy helikopterët, që kryenin operacionet e kërkim-shpëtimit në një zonë aty pranë.

Vetëm kur Mathias fluturoi mbi Moskë, dhe u ul në Sheshin e Kuq shumë pranë Kremlinit-zyrtarët e rezidencës së liderit sovjetik, e kuptuan se kishte ndodhur diçka tmerrësisht e gabuar. I riu gjermano-perëndimor u arrestua nga forcat sovjetike të sigurisë, që besonin se Rust ishte pjesë e një celule më të madhe, e cila synonte nxitjen e kaosit në Bashkimin Sovjetik.

Në një intervistë të dhënë në vitin 2007, Rust tha se për atë gjest që mund t’i kishte marrë jetën, u frymëzua nga takimi i dy liderëve amerikanë dhe sovjetikë, Reagan dhe Gorbachev një vit më parë në Rekjavik të Islandës, për të diskutuar mundësinë e reduktimit të ndërsjellët të raketave bërthamore.

Ai pranoi se mosha tepër e re, e bëri të mos mendonte shumë për rreziqet, edhe pse kur pa avionët luftarakë sovjetikë MIG shumë pranë, u tremb shumë. “Isha vetëm dhe isha gati të rrezikoja, ashtu siç mund të jetë një njeri në moshën 19-vjeçare. Në atë moshë, njeriu mendon më pak për rreziqet dhe për frikën”-u shpreh ai.

Rust foli edhe për ndjesinë e tij kur e uli avionin në Sheshin e Kuq:“Sheshi më ngjalli frikë. Nga lart më dukej shumë më i vogël, se sa e kisha përfytyruar. Por për të zbritur me avionin Cesna mjaftonin 200 metra katrorë. U përpoqa 3 herë, dhe në të tria rast u ringrita në ajër.

Turma njerëzish ishin grumbulluar aty poshtë, për të parë avionin tim të vogël. Më në fund zbrita në Bolshoj Kamennyj Most, urën e madhe me 6 korsi. Duke ecur me rrota, arrita deri në Sheshin e Kuq. E fika motorin, dhe qëndrova atje treçerek ore, një kohë që mu duk sa një përjetësi.”

Ai u rrethua nga qindra njerëz që e pyesnin në anglisht se nga vinte. Kur iu tha se vinte nga Republika Federale Gjermane për një gjest paqeje, ata reaguan njëzëri dhe habi dhe mosbesim.

Pas gati një ore në shesh mbërritën agjentët e KGB-së. Ata zbritën nga makina, i folën Mathias anglisht, i kërkuan dokumentet, dhe e kontrolluan avionin.

Më i vjetri prej tyre pasi i kontrolloi pasaportën e pyeti për vizën e hyrjes në Bashkimin Sovjetik. Pas disa minutash mbërriti një kamion, zona u rrethua, njerëzit u larguan, ndërsa 19-vjeçari u arrestua. Rust iu nënshtrua për orë të tëra marrjes në pyetje. Ai i shpjegoi se ardhja në Moskë, ishte një gjest simbolik për paqe. Por oficerët e KGB-së, habiteshin se si ai nuk kishte asnjë armë me vete

“Pastaj filluan pyetjet më të ashpra. Po ta fshehësh të vërtetën, do ta zbulojmë dhe do të jetë më keq, më thanë ata. Rrëfehu! Imperialistët të kanë paguar për një provokacion. Jo, këmbëngulja, e kam bërë gjithçka vetë. Nuk besonin, vazhduan pyetjet deri në 4 të mëngjesit. Kisha dhimbje koke, isha i dërmuar fizikisht, kërkova të ndërpriten pyetjet. Pranuan.

Kisha frikë, dhe besoja se nuk do të dilja më gjallë nga aty. Humba 10 kilogramë peshë në pak javë. Isha në një birucë me izolim të dyfishtë. Pastaj erdhi procesi gjyqësor. Pa dhunë. Takime të rregullta me konsullatën gjermane. Dënimi i ashpër:4 vjet në kamp pune. Besoja se do të vdisja,”– kujton Rust.

Ai kaloi 14 muaj në burgun e Lefortovos, kur autoritetet sovjetike e amnistuan. Rust u rikthye në shtëpinë e tij në Gjermaninë Perëndimore. Ai u prit si hero nga turmat. Ndërsa mediat dhe autoritetet patën një qëndrim më të ftohtë, deri dhe armiqësor. Gazetat e paraqisnin si një të çmendur dhe të papërgjegjshëm, që kishte vënë në rrezik paqen.

Patenta e pilotimi të avionit iu hoq, autoritetet hapën çështje gjyqësore ndaj tij si kërcënues paqeje apo tradhtar, por në fund pastaj e arkivuan çështjen. Ndërkohë kjo ngjarje pati pasoja më të bujshme në Bashkimin Sovjetik. Ministri i Mbrojtjes Sergei Sokolov dhe kreu i mbrojtjes ajrore sovjetike, Alexander Koldunov, u bënë përgjegjës për këtë ngjarje të pakëndshme nga Mikhail Gorbachev. Ata u shkarkuan dhe u nxorën në pension. Ndërkohë Gorbachev e përdori ngjarjen për shkarkimin e mbi 300 gjeneralëve dhe ushtarakëve të tjerë që kishin komunistë radikalë, si dhe burgosjen e shumë prej tyre, në kuadër të Perestrojkës dhe Gllasnostit./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Produksioni i ‘Përputhen’ e përjashton nga emisioni, reagon Shqipja (FOTO)

Produksioni i emisionit “Përputhen” në Top Channel, dje vendosi të përjashtonte konkurrenten Shqipe Hysenaj nga programacioni, për një afat kohor të papërcaktuar. Në nisje të...

Rekord rastesh me Covid-19 në një ditë në Gjermani

Në 24 orët e fundit në Gjermani janë infektuar 14.714 qytetarë. Gjermania ka shënuar shifrën më të lartë të personave të infektuar me koronavirus...

Bullizoi konkurrentët, Shqipja e ‘Përputhen’ përjashtohet nga emisioni

Pas sherreve intensive dhe një përplasje të madhe një puntatë më parë, produksioni i ‘Përputhen’ në Top Channel mori vendimin për të përjashtuar nga...

Tani jemi të qartë përse “u çmend” Ilir Meta

Nga: Mero Baze E vetmja gjë që na bëri të dyshojmë se Ilir Meta ishte i përfshirë në një aferë të rëndë antiligjore me dhënien...

E njohu në burg, gazetarja shqiptare merr propozimin live në emision (VIDEO)

Si kurrë më parë, në emisionin “Rudina” ka ardhur live një propozim për martesë. Të ftuar në emision ishin çifti i njohur i ekranit,...