Zbardhet vendimi qe çoi në pranga ish-drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, Dashamir Xhika, i cili vinte nga radhët e LSI. Pas kallëzimit penal të bërë pak kohë më parë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrestimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, Dashamir Xhika, i cili vinte nga radhët e LSI.
Sipas kërkesës së organit të akuzës janë lëshuar 11 urdhër-arreste, pas akuzave për abuzim me detyrën ne ndërtimin e rrugës së Gjinarit, e cila ka nisur si procedure qe ne vitin 2009.
Në fillim u njoftua shoqërimi dhe ndalimi i Dashamir Xhikës, e me pas edhe arrestimi i tij për aferën 54 milionë dollarë. Xhika ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të ARRSH-së në periudhën tetor 2013-shtator 2017 dhe është i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Ndërsa mëngjesin e sotëm u arrestuan edhe 5 personat e tjerë. Prokuroria e Elbasanit kërkoi masës e sigurisë “arrest me burg” edhe për shtetasit Andi Toma (ish-drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve nga viti 2008-2013), Rexhep Tarba (mbikëqyrësi i punimeve në rrugën e Gjinarit), Agron Hysën, Kujtim Hysën, ndërsa Rezarta Bokçiu është me arrest shtëpie.