Kronikë

Zbardhet vendimi, si votuan 5 gjyqtarët për Dritan Dajtin

               Publikuar në : 10:05 - 11/02/19 S.N

Apeli i Krimeve të Rënda shpëtoi Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm, teksa vendosi ta dënojë me 25 vite burg për akuzën e vrasjes së katër policëve pranë plazhit “Iliria” në Durrës më 7 gusht të vitit 2009.

Tashmë Prokuroria po përgatit rekursin, ndërsa është zbardhur edhe vendimi i gjyqtarëve lidhur me rastin e bujshëm.

Pro këtij vendimi rezulton të kenë votuar Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, kurse gjyqtarët nga Shkodra Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër vendimit.

Pjesa tjetër e trupit gjykues, pra 3 gjyqtarët e tjerë, Skënder Damiani, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolla,  kanë pranuar gjykimin e shkurtuar duke bërë që Dritan Dajti t’i shpëtojë dënimit me burg të përjetshëm dhe të dënohet me 25 vite.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT