Një gazetar i ka shkruar Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, lidhur me mungesën e ilaçeve në Spitalin Onkologjik, duke qenë se e ëma e tij vuante nga mungesa e tyre.
Siç duket, ministrja nuk e ka marrë mundimin që ti kthejë përgjigje këtij shqetësimi. Rastin në fjalë e ka denoncuar deputeti demokrat, Bardh Spahia, duke bërë publikë edhe mesazhet.
Deputeti demokrat i vë në dukje ministres se pacientët nuk janë tendera, as PPP, as koncesione. Po kështu ai i drejtohet ministres, duke ia bërë të qartë se shëndetësia nuk reformohet me fasadë.