Studiuesi Taulant Muka, njëherësh ish-zv.ministër i Arsimit, i cili në pak muaj denoncoi skandalet me plagjiatura si dhe një sërë problematikash, duket se do ta çojë deri në fund misionin që ka ndërmarrë.
Ai ka nxjerrë sot blof Znj. Mirlinda Karcanaj, e cila drejton Agjencinë Kombëtare të Shoqerisë së Informacionit, sa i takon punimit të doktoraturës.
Duke e nxjerrë me fakte e prova, Taulant Muka thotë se nuk është aspak e vështirë për të kuptuar se është një kombinim copy-paste, me atë të pjesës teorike nga burime të ndryshme.
Po sipas tij, pjesa tjetër e doktoraturës së lektores në Fakultetin e Ekonomikut ngjan me shënime leksionesh, apo si specifikime teknike tenderash.