Me skafandra e kapuç në kokë, momenti kur autorët hapin zjarr ndaj 45-vjeçarit

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë së një biznesi, do të hedhin dritë lidhur me atentatin në Milot. Në rrugë shihet një motor me dy persona me skafandra dhe kapuç në kokë, që ecën me shpejtësi, ndërsa njëri prej tyre hap zjarri ndaj 3 personave, ku i plagosur ka mbetur Ylli Ibrahimi.

45-vjeçari i cili ka marrë një plumb në këmbë, u nis me urgjencë në Spitalin e Traumës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po heton për shkakun e këtij atentati. Nuk dihet ende nëse shënjestra ka pasur një konflikt të mëparshëm me autorët, të cilët dje i zunë pritë.