Partia Demokratike vijon diskutimin me aleatët për të përmbyllur marrëveshjen që duhet të dorëzohet sot deri në orën 24:00, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nën siglën “Shqipëria fiton”.
Ndërkohë, është zbardhur marrëveshja e koalicionit opozitar, e cila përbëhet nga 6 pika, ndërsa forcat politike nëshkruese anagazhohen për të garuar bashkë në 25 prill.
Marrëveshja autorizon PD-ne që të dërgojë në KQZ listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit.
Siç thuhet në marrëveshje ,Ivi Kaso është autorizuar si personi që do të regjistrojë koalicionin dhe do të përfaqësojë koalicionin gjatë shortit në KQZ.
Partia Kryesore e koalicionit është PD-ja, ndërkohë në listat që do të dorëzohen në KQZ do të përfshihen emrat e kandidatëve dhe numrat e tyre. Kolalicioni do të ketë emrin “Partia Demokratike-Aleanca për ndryshim”.
Deri më tani kanë firmosur:
Partia Republikane
Partia Agrare Ambientaliste
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet
Lëvizja e Legalitetit
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
Partia Demokristiane
Bashkimi Liberal Shqiptar
Nga ana tjetër, mësohet se LSI do të dalë e vetme në zgjedhje dhe jo në një listë me PD-në. Burime nga LSI, bëjnë me dije se ka pasur edhe negociata me kreun e PSD, Paskal Milo, por ende nuk ka asgjë zyrtare për bashkëpunimin midis tyre.