Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Zbardhet grabitja dhe plagosja e çiftit në Allias, kapet një prej autorëve

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zbardhet grabitja dhe plagosja e çiftit në Allias, kapet një prej autorëve

Së fundmi është zbardhur grabitja dhe plagosja e çiftit Petrit e Afërdita Laze në Allias dhe është kapur një prej autorëve.

Ngjarja në fjalë kujtojmë se ka ndodhur më 19 janar në mbrëmje, ku burrë e grua u plagosën me armë zjarri.

Siç e përmendëm edhe në hyrje, një nga autorët e ngjarjes është arrestuar, ndërsa është shpallur në kërkim autori tjetër, të dy me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes.

Operacionit i është vendosur emri i koduar “Mjegulla” nisur nga fakti se natën e ngjarjes, Tirana ka qenë e mbuluar nga mjegulla.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 19.01.2020, rreth orës 21:35, në rrugën “Njazi Meka” Allias, në banesën e shtetasit Petrit Laze, ku dy shtetas të maskuar tentuan të vidhnin me armë sende me vlerë dhe për pasojë mbetën të plagosur rëndë të zotët e banesës, çifti Petrit Laze dhe Afërdita Laze, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ngriti një grup të posaçëm për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i vlerësimit maksimal të kësaj ngjarjeje, punës profesionale operative dhe hetimore, si dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur sigurimi i informacioneve dhe provave, të cilat çuan në zbardhjen dhe dokumentimin me prova shkencore të kësaj ngjarjeje.

Bazuar mbi provat e siguruara, Sektori për Hetimin e Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Komisariatin e Policisë Nr. 4, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, bëri të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor “Mjegulla”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit Fatjon Mërtënika, 28 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit Markeljan Cungu, si bashkautor në këtë ngjarje, person me precedent kriminal, i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur të gjejnë të fshehura rreth një kilometër larg banesës që tentuan të vidhnin, dy armët e zjarrit, konkretisht një kallashnikov dhe një pistoletë, që dyshohet se i kanë përdorur autorët mbrëmjen e datës 19 janar 2020.

Gjithashtu, së bashku me armët e zjarrit, Policia gjeti të fshehura një maskë, municion luftarak, fasheta plastike e sende të tjera. Vijon puna për kapjen e bashkautorit, i cili gjatë operacionit nuk është gjetur në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, me pasoje plagosjen e rendë të dy shtetasve dhe “Armëmbajtja pa leje”, të cilat parashikojnë dënimin deri në 15 vite burgim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tags: alliasciftgrabitjeplagosje

TË LIDHURA

Dështon arratisja e 31-vjeçarit nga burgu i Shënkollit
Aktualitet

Dështon arratisja e 31-vjeçarit nga burgu i Shënkollit

17:25 | 13/12/2025
Protesta tek kryeministria, Adriatik Lapaj dhe aktivistët e “Shqipëria Bëhet” përplasen me policinë
Politikë

Protesta tek kryeministria, Adriatik Lapaj dhe aktivistët e “Shqipëria Bëhet” përplasen me policinë

17:21 | 13/12/2025
Shkodër, aksident në aksin Shkodër – Tiranë, plagosen 3 persona, mes tyre dhe punonjësi i policisë
Aktualitet

Shkodër, aksident në aksin Shkodër – Tiranë, plagosen 3 persona, mes tyre dhe punonjësi i policisë

16:51 | 13/12/2025
Next Post
Pranga vlonjatit, hapte adresa të rreme në emër të ish-të fejuarës

Arrestohet një nga të “fortët” e Vlorës, për çfarë kërkohej

Avokati i biznesmenit Bego thumbon keq Alibeajn

Avokati i biznesmenit Bego thumbon keq Alibeajn

Kina “dorëzohet”, pranon ekspertët amerikanë për luftimin e koronavirusit

Kina “dorëzohet”, pranon ekspertët amerikanë për luftimin e koronavirusit







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Dështon arratisja e 31-vjeçarit nga burgu i Shënkollit
Aktualitet

Dështon arratisja e 31-vjeçarit nga burgu i Shënkollit

by mirseda
17:25 | 13/12/2025
0

Shtetasi Adriano Berisha, 31 vjeç, ka tentuar mesditën e djeshme të largohet nga burgu i Shënkollit, por...

Protesta tek kryeministria, Adriatik Lapaj dhe aktivistët e “Shqipëria Bëhet” përplasen me policinë

Protesta tek kryeministria, Adriatik Lapaj dhe aktivistët e “Shqipëria Bëhet” përplasen me policinë

17:21 | 13/12/2025
Shkodër, aksident në aksin Shkodër – Tiranë, plagosen 3 persona, mes tyre dhe punonjësi i policisë

Shkodër, aksident në aksin Shkodër – Tiranë, plagosen 3 persona, mes tyre dhe punonjësi i policisë

16:51 | 13/12/2025
Salianji në kryesinë e PD: Po zhvendosni vëmendjen nga Rama

Salianji në kryesinë e PD: Po zhvendosni vëmendjen nga Rama

16:47 | 13/12/2025
Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit, fluks i shtuar automjetesh nga Tirana drejt Juglindjes

Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit, fluks i shtuar automjetesh nga Tirana drejt Juglindjes

16:39 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com