Kryesore

Zbardhet darka e Bashës në Ishëm/ Shehi: Jemi gati për një marrëveshje me kushte


               Publikuar në : 14:17 - 17/09/19 M. S

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, lidhur me platformën e opozitës, ka folur për një marrëveshje me kushte. “Jemi gati për një marrëveshje me kushte. Po përgatisim një platformë për të hyrë në bisedime”, deklaroi Shehi, i cili ka treguar disa nga pikat e platformës së opozitës.

“Duhen ndryshime kushtetuese, për të evituar krizat. Duhen rregulluar deformimet në sistemin e drejtësisë. Duhet të bëhen ndryshime në kodin zgjedhor”, ka theksuar Shehi.

Nga ana tjetër, ai është shprehur se qëllimi i platformës është një qeveri tranzitore, dhe zgjedhje të lira. Ai ka nënvizuar se nuk do të ketë një marrëveshje poshtë tavolinës.

Sa i përket protestave, Shehi ka thënë se pas 18 tetorit, opozita do të dalë në shesh pasi nuk duan që maxhoranca t’i fajësojë për negociatat.

Mbrëmjen e djeshme, Basha zhvilloi një darkë me aleatët, ku është diskutuar lidhur me aksionin opozitar, që vazhdon që prej fillimit të vitit 2019, kur opozita dogji mandatet dhe doli në rrugë duke bojkotuar edhe zgjedhjet.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT