Politikë

Zbardhet axhenda/ Ja pse Rama po shkon sot në Itali


               Publikuar në : 08:36 - 23/01/20 M S

Kryeministri Rama pritet që sot të vizitojë Italinë. Ai do të takohet me homologun italian Giuseppe Conte, në orën 10:30. Ndërkohë thuhet se arsyeja që Rama po shkon në Romë, është për të lobuar dhe për t’u siguruar se Conte, Macron e Merkel do të jenë të pranishëm në Konferencën e Donatorëve për tërmetin e organizuar nga BE në Bruksel.

Në muajin tetor të vitit të kaluar, kryeministri i Italisë erdhi në vendin tonë dhe gjatë konferencës me Ramën, theksoi miqësinë e fortë dhe vullnetin për thellimin e bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy vendeve.

Dy javë pas vizitës së Contes në Tiranë, kryeministri Edi Rama u prit me ceremoni shtetërore në Itali.

 


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT