E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

VIDEO/Zbardhen pamjet kur Çekaj dhe Pjetri tentojnë arratisjen nga Burgu 313

Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele u lanë në burg nga Gjykata e Tiranës. Ishte fillimisht Arbër Çekaj ai i cili tha se plani për tu arratisur nga burgu 313 në Tiranë ishte ideuar nga Fatmir Pjetri, e më pas ky i fundit pranoi se e gjitha ishte plani i tij. Një video e cila është bërë virale, tregon momentet kur Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentojnë arratisjen me litarë nga Burgu 313. Sikundër shihet në video, Çekaj dhe Pjetri zbresin nga kati i tretë përmes një çarçafi të bërë gërshetë, dhe në duar mbajnë çengela hekuri. I pari që zbret nga litari është Pjetri, ndërsa pas tij bie edhe Çekaj dhe menjëherë kalojnë rrethimin.

Plani i arratisjes

Arbër Çekaj tha se plani për tu arratisur nga Burgu 313 në Tiranë ishte ideuar nga Fatmir Pjetri, e më pas ky i fundit pranoi se e gjitha ishte plani i tij. Lulzim Çepele doli në Gjykatë me dorën e fashuar pasi preu damarët. Ai tha se prerja e damarëve nuk kishte lidhje me tentativën e arratisjes, por me vetëvrasjen.

Arbër Çekaj: Nuk doja të arratisesha, ndoqa nga pas Fatmir Pjetrin

Arbër Çekaj ka mohuar akuzat për arratisje nga Burgu 313 në Tiranë. Përballë trupës gjykuese, ai u shpreh se nuk kishte në plan të arratisej, mirëpo në mënyrë instiktive ndoqi nga pas Fatmir Pjetrin, duke mos ditur se çfarë kishte ai në mendje. Çekaj insistoi duke thënë se nuk është kriminel, e nëse do ishte një i tillë, do ishte në Kosta Rika apo shtet tjetër.

“Unë nuk kam goditur asnjë polic, i ndikuar nga gjendja e rënduar psikologjike, për shkak të burgosjes së babait tim, kam ndjekur në mënyrë instiktive Fatmir Pjetrin, kur e pashë duke u larguar. Nuk ka qenë meritë e policisë, ndalimi im, por vetë unë jam kthjelluar se kjo nuk është zgjidhje. Unë nuk jam kriminel dhe respektoj ligjet e shtetit tim. Po të mos ishte kështu, do të isha larguar për në Kosta Rika ose ndonjë shtet tjetër, po të isha kriminel, do të isha duke pirë kafe në Kosta Rika. Pohoj se ka segmente të shtetit që po punojnë kundër familjes sime. Jam thjesht viktimë, plani ishte i Fatmirit, këtë e ka pohuar dhe ai vetë. Kam qenë me kafe në dorë, dhe kur e kam parë të largohej e ndoqa nga pas, pa e ditur se ku po shkonte. Kjo është e vërteta e vetme dhe gjithë të tjerat janë spekulime”, ka thënë Çekaj.

Lulzim Çepele ka mohuar të këtë qënë pjesë e planit të Çekajt dhe Pjetrit për arratisje nga burgu. Çepele ka thënë para gjykatës se nuk ia kishte idenë se ç’po ndodhte me arratisjen, e se ka tentuar vetvrasjen për shkak të presionit. “Nuk ka asnjë lidhje me këtë tentativë për arratisje. Unë për shkak të presionit kam tentuar vetëvrasje, dhe nuk ia kisha idenë se ç’po ndodhte me një plan arratisjeje”.

Për çfarë janë dënuar Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri

Fatmir Pjetri, nga Puka, është pjesë e bandës së ‘Babagjyshëve’ dhe vetëm pak vite më parë është ekstraduar nga Holanda, pasi është i dënuar me 30 vjet burg.

Arbër Çekaj është i dënuar me 14 vite burg, si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës, pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane.

Të dy vendosën që të arratiseshin nga vendi ku po vuanin dënimin ditën e dielë, më 8 gusht, por tentativa e tyre dështoi pa u finalizuar. /Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...