E diel, 28 Nëntor, 2021
16.5 C
Tirana

Zaloshnja: Nëse dalin dhe 6 kryebashkiakë tjerë, Rama do paguajë kosto politike

Analisti Eduard Zaloshnja në emisionin “Real Story” në “News 24” theksoi se nëse dalin edhe 6 kryebashkiakë të tjerë, të ngjashëm me rastin e kryebashkiakut të Bulqizës, kryeministri Edi Rama do të paguajë kosto politike.

“Mos mendojmë që ligji mund të ç’rrënjosë një fenomen që ka filluar që në ‘97 me bandat e Vlorës, Tiranës etj, të fortët që ndihmuan politikanët për vota. Dhe tani bëhen pjesë e përbashkët, persona të tillë që bëhen kryebashkiakë apo deputetë. Këta s’mund të shkulen menjëherë dhe shumë njerëz do të kenë frikë të kandidojnë se kanë bërë më parë një vepër penale.

Gjithmonë ai që ka qenë në pushtet ka dashur të abuzojë me ligjin, pra opozita është më e kujdesshme me ligjin se nuk e ka pushtetin.

Opozitës i ka dhënë një armë në dorë ky ligj, në këtë sens do s’do ligjit do ia shohim rezultatin.

Rama, nëse dalin dhe nja 6 të tjerë do paguaj kosto politike. Sa më shumë raste të tilla të zbulojë opozita me median, aq më i kujdesshëm do jetë nesër Basha me Ramën”, tha Zaloshnja.

Kujtojmë se kryebashkiaku i Bulqizës pretendohet se ka pirë kokainë në mjedis publik. Videoja është publikuar nga gazetari investigativ Artan Hoxha.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...