Kryesore

Zaevi çoi vendin në zgjedhje. Po qeveria shqiptare a mban përgjegjësi? Përgjigjet Cakaj


               Publikuar në : 13:29 - 19/10/19 Enno

Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, teksa po shpjegonte arsyet e shtyrjes së negociatave nga Këshilli i Evropës, u pyet nëse qeveria shqiptare mban përgjegjësi për mos çeljen e negociatave, duke marrë si shembull rastin e Maqedonisë së Veriut, ku kryeministri Zoran Zaev dërgoi vendin në zgjedhje të parakohshme.

Lidhur me këtë pyetje, Cakaj deklaroi gjatë një konference për mediat se Maqedonia e Veriut ka bërë përpjekje të mëdha për të marrë negociatat, dhe se liderët politikë atje janë zotuar që në rast se nuk hapen negociatat, do të ketë dorëheqje.

Ndërsa theksoi se në Shqipëri nuk ka ndodhur e njëjta gjë, pasi kryeministri Edi Rama nuk ka folur në asnjë moment për dorëheqje.

“Diskutimi për zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut është më herët se dje. Zgjedhje e parakohshme në Maqedoni të Veriut nuk ka ardhur si rrjedhojë e bllokimit të negociatave. Unë thashë se Maqedonia e Veriut ka bërë një sakrificë të madhe si ndryshimi i emrit, por secili vend ka plotësuar kushtet e veta, që janë të ndryshme, ata kanë pasur emrin, ne kemi pasur procesin e vettingut.

Në Maqedoninë e Veriut ka pasur premtime se do të jepet dorëheqje, është thënë se negociatat do të hapen. Prandaj , përgjegjësia e tyre ndaj elektoratit atje është komplet ndryshe. Unë nuk di që unë apo kryeministri ka premtuar ndonjëherë se negociatat do të hapen. Ne kemi thënë se zotohemi se do bëjmë përpjekje, por nuk jemi zotuar se do të hapen se s’bën”, deklaroi Cakaj.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT