E premte, 6 Gusht, 2021
25.5 C
Tirana

Zaev ‘vjedh’ idenë e Kokëdhimës: Pse duhet të kultivojmë kanabis

Atë që Koço Kokëdhima e kërkonte me sforco pak vite më parë, legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, por ndoshta në kohën më të paduhur, duket se do e zbatojë Maqedonia.

Ka qenë vetë kryeministri Zaev ai që ka shpallur me të madhe nisjen e një epoke “kanabis” në ekonomi, sigurisht për arsye mjekësore, duke thënë se kjo do hapte vende pune dhe rreth 100 milionë euro të ardhura vjetore.

Madje ai bëri thirrje për të investuar në prodhimin e kanabisit, duke thënë se si ligji ashtu dhe etika në Maqedoni, e lejojnë kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Tetë licenca janë lëshuar deri tani, dhe katër ose pesë janë në procedure”, theksoi Zaev.

“Është e lejuar me ligj, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në një numër të madh shtetesh në botë. Ai ka një efekt pozitiv si ilaç që njihet dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”, shtoi kryeministri Maqedonas.

Zaev madje konfirmoi se dhe kushëriri i tij, Trajçe Zaev ka blerë një fabrikë për përpunimin e kanabisit. 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zyrtare/ Messi largohet përfundimisht nga Barcelona

Lionel Messi nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës. Njoftimi ka ardhur nga klubi katalanas, ku zyrtarizoi “divorcin” me yllin argjentinas për arsye...

Kryengritja në gotë e Sali Berishës kundër SHBA

Nga: Mero Baze Sali Berisha i harxhoi gjithë fishekët kundër SHBA, në një përpjekje për t’u dëshmuar atyre se ka pas Partinë Demokratike dhe do...

Ish-shefi i Ndërlidhjes: Ju rrëfej sozinë që përdorte Enveri në Pogradec

Inxhinier Luan Pogaçi, ish-shefi i Ndërlidhjes dhe Informacionit i Drejtorisë së Dytë të Ministrisë së Brendshme, numrin e kaluar ka kujtuar bëmat e Hekuran...

Kemi kryetar, por jo lider! PD, zyrtarisht në konflikt

Nga: Fatbardh Kadilli Nuk mjafton të ulesh në karrigen e kryetarit që të kryesosh, të udheheqësh. Janë gjëra të ndryshme. Kryetar të bëjnë vendimet. Kryetar...

Asnjë humbje jete nga Cov*d-i gjatë 24 orëve të fundit, rriten infektimet

Dita-ditës po shtohen infektimet. Duket se thirrjet e Ministrisë së Shëndetësisë për të zbatuar masat anti-Covid, kanë shkuar në "vesh të shurdhër" për këtë...