Rajoni

Zaev: Po thyhem nga brenda


               Publikuar në : 16:28 - 20/11/19 M D

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në një intervistë për “New York Times” theksoi se bllokimi i zgjerimit të BE-së mund të shkaktojë ndryshime dramatike në rajon.

“Deri para dy muajsh, lideri i kombit të vogël të Ballkanit në Maqedoninë e Veriut shkonte drejt, përshëndetur nga liderët botërorë, i lavdëruar nga njeriu i parë i OKB-së sepse ofroi një pikë të rrallë të ndritshëm në peizazhin botëror të trazuar, ndërsa gjithashtu u gjend në listën e kandidatëve për Çmimin Nobel për Paqe”, shkruan gazeta “New York Times”.

Zaev ka investuar karrierën e tij politike dhe të ardhmen e vendit të tij në zgjidhjen e një mosmarrëveshje tre dekadash me Greqinë fqinje për emrin e këtij vendi.

Me ndihmën e punës së palodhur dhe përtej pritjeve, ai pati sukses. Por, ulur para zyrës së tij në Shkup, gjithçka duket e largët.

“Po thyhem nga brenda”, tha Zaev, raporton “INA”.

Gazeta shkruan se pritej që ndryshimi i emrit të hapte rrugën e pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE, por Franca vuri veton ndaj vendimit muajin e kaluar, duke kërkuar reforma në procesin e pranimit.

Zaev tha se kjo e ka shkatërruar personalisht, psikologjikisht, ku shtoi se ai është i shqetësuar jo vetëm për veten dhe vendin, por edhe për tërë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Nacionalizmi dhe radikalizmi mund të rriten përsëri. Ekziston rrezik nga konflikti në vetë shtetet, por edhe në mes shteteve”, tha Zaev.

Gjithashtu mund të lexoni:

Negociatat/ Zoran Zaev merr vendimin: Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje të parakohshme

“Dorëheqja” e Zoran Zaev/ Media maqedonase: Ja kush e zëvendëson


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT